Bullgarët etnikë nga Zaporozhieto në Ukrainë, të vendosur në qytetin Gorna Orjahovica të Bullgarisë Qendrore Veriore, i bëjnë thirrje qeverisë bullgare të zgjasë programin e ndihmës humanitare, i cili u siguron atyre një qëndrim në hotel, dhe nëse nuk ka më mundësi për të ndihmuar të gjithë refugjatët nga Ukraina, të bëhet një kompromis për bullgarët etnikë. Qeveria shpalli se programi do të përfundojë më 31 maj. Pas kësaj date, të interesuarit do të transferohen në bazat komunale dhe qendrat sociale. “Ne duam të punojmë dhe të integrohemi”, i thanë ata gazetares së BNR Zdravka Masljankova. Megjithatë, shqetësimi i tyre është se me rrogën që do të marrin nuk do të kenë mundësi të mbajnë fëmijët dhe të paguajnë qiranë e lirë. “Do të jetë e vështirë për refugjatët të kuptojnë se në një moment ata do të duhet të fillojnë jetën e tyre në Bullgari”, komentoi zëvendësguvernatorja e qytetit Veliko Tërnovo, Sonja Budeva.
Më 10 tetor, Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Illva Johanson dhe Ministrja e Punëve të Brendshme e Hungarisë do t'i propozojnë Këshillit të BE-së që të shfuqizohen kontrollet në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë. Vendimi për..
Kryeministri në detyrë Dimiër Gllavçev, i cili ndodhet në SHBA për Samitin në Nju Jork, në Çikago u takua me biznesmenë, përfaqësues të organizatave të ndryshme, shkollave dhe qendrave kulturore bullgare. Ai përgëzoi përfaqësuesit e komunitetit më të..
Komisioni Evropian miratoi transferimin e 90 milionë eurove të pashfrytëzuara nga vendi ynë nga periudha e mëparshme financiare në kuadër të Programit për Zhvillimin e Zonave Rurale, njoftoi ministri në detyrë i bujqësisë, Georgi Tahov, i..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..