Në prag të 24 majit, Presidenti Rumen Radev nderoi gjashtë shkencëtarë bullgarë me urdhra të larta shtetërore. Bëhet fjalë për akademikët Ivan Popçev dhe Nikolla Sabotinov dhe profesorët Petko Sallçev, Milijana Kajmakamova, Stojan Karaivanov dhe Coço Bojaxhiev, të cilët kanë marrë njohje shoqërore në fusha të ndryshme të shkencës dhe arsimit. Sipas Kreut të Shtetit, secili prej tyre, pavarësisht se punon në fusha të ndryshme, është pjesë e fuqisë shpirtërore dhe shkencore të Bullgarisë, e cila formon autoritetin e saj jashtë kufijve.
Me rastin e festës së 24 majit, Ministria e Kulturës gjithashtu dekoroi krijues të shquar bullgarë. Në një ceremoni zyrtare, Ministri i Kulturës Atanas Atanasov u dha çmime 24 krijuesve të shquar. Ndër fituesit e çmimeve “Shekulli i Artë" janë regjisori i teatrit Prof. Zdravko Mitkov dhe kompozitori Antoni Donçev, dirigjent i Big Band-it të Radios Kombëtare Bullgare.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..