Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gratë e jashtëzakonshme në galerinë e imazheve të Katja Zografovës

Historianja e letërsisë mbledh mbi 50 fate interesante në një libër

Kur biem në dëshpërim dhe fillojmë të kërkojmë justifikime në fatin kombëtar, është mirë të kujtojmë imazhin e ndritur të ndonjë prej atyre heroinave që dhanë sakrificën e tyre në betejat nacionalçlirimtare, që luftuan për barazi në kohët e burrave, me zgjuarsi dhe guxim, që pushtuan nivelin më të lartë të dëshirave të tyre, por edhe qetësuan aspiratat e tyre në shërbim tëpopullit. Pikërisht me gra kaq të mrekullueshme na takohet Katja Zografova në librin e saj të ri - fatet e përhapura në shtatë shekuj, nga motra e Mbretit Shishman Kera Tamara e gjer te poetesha Petja Dubarova.

"Gratë e shquara të/për Bullgarinë" prezanton një galeri të larmishme me mbi pesëdhjetë gra bullgare dhe gra të huaja që e duan Bullgarinë. “Ka disa tipare kryesore që i bashkojnë heroinat e mia dhe këto janë virtytet e gruas, forca, bukuria, stoicizmi”, thotë Katja Zografova.

Një nga artefaktet interesante që historianja e letërsisë hasi gjatë kërkimit të saj ishte një letër nga vëllai i vogël i Rajna Knjaginja, Anastas, drejtuar motrës së tij. Ai tregon se si dashamirësja e bullgarëve, lady Emily Anne Strangford, pas shuarjes së Kryengritjes së Prillit, ndërtoi gjashtë spitale në atdheun tonë të torturuar. Përveç kësaj, ajo adoptoi gjashtë vajza, të cilat i çoi në Angli për t'u shkolluar dhe për t'u bërë mësuese bullgare.

“Kur shkoi në kryeqytetin e Kryengritjes së Prillit – Panagjurishte, Emily Anne Strangford vizitoi shtëpinë e kryepriftit duke u takuar me Nona Futekova. E huaja e pyeti për vajzën e saj Rajnën – tregon autorja. – Me këtë rast vëllai i saj Anastas ka shkruar: “Erdhi një angleze këtu, pyeti për ty, kaluam shumë mirë dhe ajo i dha mamit 1 lirë”. Me këtë gjest vëmendjeje ndaj nënës së Rajna Kjaninja, lady Emily Anne Strangford ka treguar se e vlerëson atë që kjo mësuese e re, flamurtare, ka bërë për atdheun e saj të robëruar. Dhe kjo vendosje në një kontekst të përgjithshëm, në kërkim të lidhjeve midis gruas bullgare dhe figurave të rëndësishme evropiane dhe botërore femërore, i jep një perspektivë krejtësisht të re të gjithë historisë së grave në Bullgari dhe rëndësisë së tyre”.

Katja Zografova zbulon gjithashtu shkathtësinë e gruas - inteligjencën e saj, në kundërshtim me të kuptuarit në Perandorinë Osmane se seksi "më i dobët" është larg nga burri për nga cilësitë dhe për këtë arsye nuk është i aftë për vepra të mëdha.

Bëra një portret kolektiv disi heretik të quajtur “Armët sekrete të grave në luftën nacionalçlirimtare” dhe vendosa të shkruaj për Todora Mirazçieva Bakarxhieva me nofkën Flokët e Gjatë, sepse pashë një emanacion të esencës, bukurisë, zgjuarsisë femërore, një pjesëmarrje specifike në veprat heroike të kohës së saj - vazhdon Katja Zografova. – Kjo bullgare e bukur dhe e fortë ishte një korriere sekrete e Komitetit Sekret Revolucionar Bullgar dhe dërgonte letrat më sekrete dhe më të rrezikshme të kohës së saj përtej Danubit nga Giurgiu në Ruse. Todora Mirazçieva i fshihte letrat në flokët e saj dhe vendoste armë në fundet e gjera të fustanit të saj”.

Në ditët e para pas Çlirimit, në Vjenë u organizua një ekspozitë të veprave ekspresioniste e një bullgareje të re dhe të emancipuar. Ajo e mahniti aq shumë shkrimtarin grek Nikos Kazantzakis, sa ai kërkoi që të martohet me të.

Bistra Vinarova

“Bistra Vinarova është e njohur për kohën e saj në Bullgari si një artiste avangarde”, theksoi kritikja letrare. - Ajo u admirua jo vetëm nga Nikos Kazantzakis, por edhe nga Rainer Maria Rilke. Ishte shumë e bukur, prandaj imazhi i saj është në qendër të kopertinës së librit. Bistra Vinarova është bashkëshortja e diplomatit shumë të njohur dhe të dashur dhe autorit të librit të famshëm "Ndërtuesit e Bullgarisë moderne" Simeon Radev. Por nuk dimë pothuajse asgjë për gruan e tij, megjithëse ajo meriton vëmendjen tonë.”

Sipas Katja Zografovës, gratë e jashtëzakonshme nuk i përkasin së shkuarës, ato janë mes nesh. Në fushën e artit, të kulturës, por, për fat të keq, edhe ndër ato nëna trima që ikin me fëmijët e tyre nga lufta, ndërsa burrat e tyre luftojnë për atdheun e tyre.

“Në librin tim është përshkruar imazhi i një ukrainaseje shumë interesante – thotë Katja Zografova. - Anna Karima është një nga gratë e para që luftonin për të drejta të barabarta në atë kohë. Ka lindur në Berdjansk nga një baba bullgar dhe një nënë ukrainase. Kjo shpjegon faktin se ajo ka qenë jashtëzakonisht e fortë, madje në një farë kuptimi agresive në betejat e saj feministe. Kështu qe edhe sot, nga vendet ku po digjet kjo luftë e tmerrshme vëllavrasëse, vijnë gra të shquara dhe mund të kërkoj heroina të ardhshme për vazhdimin e librit edhe midis grave bullgare besarabe”.

Anna Karima

Nuk ka asnjë monument të një gruaje bullgare në kryeqytetin tonë, vë në dukje Katja Zografova dhe bën pyetjen retorike se pse asnjë nga këto gra të mëdha nuk është nderuar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: libraryvt.com, ozone.bg, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD