Rinovimi i mundshëm i negociatave me “Gazprom”-in do të varet nga vlerësimet që janë duke u përgatitur për momentin, njoftoi ushtruesi i detyrës së Ministrit të Energjetikës Rosen Hristov. “Nëse do të blejmë gaz nga “Gazprom” do të varet nëse të gjitha nevojat e vendit do të mbulohen nga furnizues të tjerë”, shpjegoi ai. Aktualisht jemi në pritje të rezultatit të lidhjes së gazit ndërsistem me Greqinë për të qenë të sigurt se do të vihet në shfrytëzim nga 1 tetori. Sipas ministrit, nëse do të negociojmë me “Gazprom”-in do të varet nga diferenca mes sasive të nevojshme dhe të sigurta të gazit. Sipas tij, sasitë e gazit natyror për muajin shtator tashmë janë të siguruar dhe po negociohen me disa kompani, mes të cilëve edhe furnizuesi amerikan i gazit të lëngshëm, për ato që nevojiten në tetor, nëntor dhe dhjetor.
Ndërkohë, liderja e BSP-së dhe deri vonë Ministre e Ekonomisë Kornelija Ninova bëri thirrje për negociata të menjëhershme me “Gazprom”-in, “për të shmangur falimentimet në biznes dhe për të garantuar që njerëzit të mos vuajnë në dimrin e ardhshëm”.
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..