Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dronët iranianë japin defekte në fushën e betejës në Ukrainë

| rinovuar më 22-09-01 1.39.MD
Foto: ru.irna.ir

Irani i ka dorëzuar Rusisë grupin e parë të dronëve, por me sa duket janë me defekt, shkruan botimi elektronik DW, duke cituar Washington Post. Sipas botimit amerikan, i cili iu referohet burimeve nga shërbimet sekrete, që më 19 gusht rusët marën dy lloje dronësh iranianë për luftën në Ukrainë. Këta dronë janë të modeleve “Mohaxher-6” dhe “Shahed” dhe mund të qëllojnë instalimet e radarëve, pozicionet e artilerisë dhe objekte të tjera ushtarake. Megjithatë, burimi raporton se tashmë gjatë fluturimeve të para testuese, forcat e armatosura ruse gjetën një sërë defektesh dhe nuk ishin fare të kënaqur.

Deri më tani, dronët iranianë kishin një reputacion të mirë, veçanërisht pasi ishin në gjendje të depërtonin në mbrojtjen ajrore të Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, mbrojtje kjo e cila u prodhua në SHBA. Burimet amerikane raportojnë se problemet teknike filluan me dorëzimin e dronëve, që është një nga arsyet pse operatorët rusë të dronëve trajnohen në Iran.

Pikërisht shfrytëzimi i dronëve për të drejtuar zjarrin e artilerisë ndihmoi ushtrinë ukrainase të ecë më mirë në këto beteja, pranojnë ekspertët ushtarakë rusë.

Ndërkohë, luftimet në Donbas vazhdojnë, ndërsa Kievi kritikoi ashpër mungesën e unanimitet midis vendeve evropiane në lidhje me regjimin e vizave për rusët. Më 31 gusht, ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord të pezullojnë marrëveshjen e vitit 2007 me Rusinë për lehtësimin e vizave, por nuk ranë dakord për një ndalim të plotë të lëshimit të vizave ruse. Bullgaria, si pjesë e BE-së, dha pëlqimin për t’i dhënë fund dhënies së lehtësuar të vizave për qytetarët rusë, njoftoi Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Kostadin Koxhabashev. Gjithashtu, nuk do të njihen pasaportat e lëshuara nga territoret e pushtuara, shtoi ai. Zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksandër Grushko tha se vendimi nuk do të mbetet pa pasoja.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e kërcënuar me sanksione nga KE nëse nuk përshpejton miratimin e projekteve të energjisë së rinovueshme

Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe 25 vendeve të tjera të BE-së të vendosin rregulla për të përshpejtuar procedurat për dhënien e lejeve për projektet e energjisë së rinovueshme. Rregullat e reja duhej të hynin në fuqi deri më 1 korrik..

botuar më 24-09-26 4.44.MD

Bullgaria ka pavijonin e saj në forumin botëror "Turizëm Ekspo Japoni"

Ekipi i Ambasadës Bullgare në Tokio përfaqëson vendin tonë në forumin "Turizëm Ekspo Japoni", i cili mbahet nga 26 deri më 29 shtator në kryeqytetin japonez, njoftoi misioni diplomatik në faqen e saj në Facebook. "Turizëm Ekspo Japoni" është një..

botuar më 24-09-26 4.31.MD
Toshko Jordanov

Në leximin e parë deputetët hodhën poshtë ndryshimet që kanë të bëjnë me ndërrimin e gjinisë së fëmijëve

Kuvendi Popullor hodhi poshtë në lexim të parë pesë projektet për ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Propozimet më të diskutueshme në to kanë të bëjnë me ndryshimin e seksit të fëmijëve nën 18 vjeç. Projektligji i "Ka një popull të tillë"..

botuar më 24-09-26 2.04.MD