Përfaqësuesit e qeverisë teknike dhe të kompanisë ruse "Lukoil" kanë shënuar masat për të siguruar tregun e karburanteve duke pasur parasysh embargon e ardhshme të naftës, që BE-ja vendosi ndaj Rusisë. Kështu ka bërë të ditur presidenti i kompanisë ruse, Vadim Vorobjov, gjatë takimit të kreut të shtetit, Rumen Radev, me përfaqësuesit e “Lukoil”. "Ne e shohim të ardhmen të ndarë në tre periudha - e para është në dhjetor, kur hyn në fuqi embargoja ndaj naftës ruse, e dyta - deri në fund të vitit 2024, kur do të fillojnë të funksionojnë sanksionet ndaj ekonomisë bullgare dhe e treta është sipas situatës në tregun e brendshëm pas vitit 2024, duke marrë parasysh “Lukoil Neftohim Burgas”, komentoi Vadim Vorobjov.
Nga ana e tij, Rumen Radev theksoi se kompania ruse është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë sonë, një nga punëdhënësit kryesorë dhe një prodhues i madh i karburanteve. “Çmimet e larta të karburanteve janë ndër arsyet kryesore të rritjes së çmimit të të gjitha mallrave dhe shërbimeve dhe çojnë në tkurrje të konsumit, ndaj besoj se takimi juaj i ardhshëm me qeverinë është një mundësi e mirë, duke ndjekur me rigorozitet mekanizmat e tregut, për të identifikuar masat për të stabilizuar mjedisin ekonomik dhe për të luftuar inflacionin për të mirën e konsumatorit bullgar”, tha presidenti.Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në..