Dita e Sofjes, të cilën e festojmë çdo vit më 17 shtator, është zakonisht një nga ato në të cilat ne bëjmë një bilanc nëse kemi ndihmuar në përmirësimin e mjedisit tonë në kryeqytet dhe çfarë tjetër mund të bëjmë.
Festa është gjithashtu një mundësi e mirë për të ecur nëpër sekretet e së kaluarës së pasur të qytetit që nga kohërat e lashta e deri më sot. Përveç emërtimit të një prej simboleve të saj – Bazilikës “Shën Sofia” (Urtësia e Zotit), kryeqyteti ynë ka edhe një simbol tjetër, historia e të cilit nuk është më pak emocionuese – stemën e tij. Megjithëse Kushtetuta e Tërnovos në fuqi në atë kohë ndalon krijimin e çdo lloj steme dhe dallimi, përveç atyre ekzistuese, Këshilli Bashkiak i qytetit vendos të krijojë një stemë. Arsyeja për këtë është pjesëmarrja e kryeqytetit bullgar në Ekspozitën Botërore në Paris, të mbajtur në vitin 1900. Projekti është miratuar personalisht nga Princi Ferdinand i Parë, por koha e shkurtër krijon një tronditje të rëndë në punët e qytetit dhe e vë kryetarin e atëhershëm të bashkisë së Sofjes Hristo Popov dhe ekspertët e thirrur prej tij, përfshirë artistin Harallampi Taçev, përballë një sfide serioze:
“Pasi disponon një informacion të mjaftueshëm për gjithçka të nevojshme për përbërjen e një steme, Taçev fillon punën në projektin artistik - thotë Erina Krësteva, PR eksperte nga Muzeu Historik Rajonal i Sofjes, në një intervistë për Radio Bullgarinë. Ai e krijon stemën në formën e një mburoje të ndarë në katër fusha. Në to, sipas informacioneve të mbledhura për historinë e qytetit nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme, ai vendos simbole specifike që lidhen me Sofjen. Në fushën e sipërme të majtë është vendi i perëndeshës së qytetit Ulpia Serdica. Imazhi i saj është marrë nga një monedhë e lashtë e prerë në kohën e perandorit Septimij Sever dhe gruas së tij Julia Domna. Në fushën e sipërme djathtas është vendosur bazilika “Shën Sofia”, e cila i jep qytetit tonë emrin e sotëm.
Në fushën e poshtme majtas ndodhet mali i Vitoshës, të cilin Harallampi Taçev e konsideron dëshmitar shekullor të peripecive historike të këtyre trojeve. Nga ana tjetër, fusha e poshtme e djathtë tregon tempullin e Apolon Medicus me një statujë të hyjnisë. Ai është një nga hyjnitë që sjell shëndet dhe është ndër të nderuarit në Serdika. Në qendër të mburojës, Taçev shton një mburojë më të vogël në të cilën vendos një imazh të një luani. Ai është shumë i rëndësishëm pasi është marrë nga një medaljon i gjetur në kryeqytetin e vjetër bullgar Veliko Tërnovo. Vendosja e kësaj mburoje në mburojë do të simbolizojë vazhdimësinë midis dy kryeqyteteve të Bullgarisë - kryeqytetit të vjetër Veliko Tërnovo dhe atij të ri - Sofjes. Prototipit të stemës, piktori shton edhe një detaj tjetër - kurorën e murit, e cila mund të mbahet vetëm nga stemat e qytetit. Dy nga shtesat dhe përpunimet e mëvonshme stema e qytetit ia detyron autorit të saj Harallampi Taçev:
“Nën stemën, në vitin 1911 shtohet motoja, të cilën në formën e sotme e njohim si “Rritet, por nuk plaket” – vazhdon Ekaterina Krësteva. Ideja fillestare ka qenë që të jetë “Rritet, nuk plaket”. Shtojnë “por”, që të mund të bëhen germat më shumë se 13. Gjatë vitit 1928 ndaj stemës është shtuar dhe një shirit, mbi të cilin të shkruhet motoja, si dhe degët e dafinës që ekzistojnë në stemë edhe sot e kësaj dite.
Gjatë viteve 40, piktori bullgar Boris Angjellushev propozon një variant më të thjeshtuar dhe të stilizuar, por ndryshimi bazë në simbolin e qytetit vjen gjatë vitit 1974 kur shtohet një pentagram dhe stilizim serioz i secilit prej objekteve në mburojë. Ne mbajmë një derdhje gipsi prej tij në muze. Në vitin 1991 restaurohet stema e vitit 1928”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: sofiahistorymuseum.bg, sofia.bg, arkiv
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..