Përmbledhja me poezi “Në kufi. Poezia në të çarë" e Donka Dimovës, e cila jeton në Bremen, fitoi çmimin për poezi në konkursin "Fiksioni bashkëkohor bullgar pa kufij" 2022, njoftuan organizatorët nga Fondi Kombëtar i Donatorëve "13 shekuj Bullgaria". Konkursi organizohet për herë të parë me partneritetin e administratës presidenciale. Donka Dimovapunon si punonjëse sociale në Gjermani.
Në rubrikën e prozës Zdravka Vlladova-Momçeva nga Britania e Madhe u shpërblye me përmbledhjen me tregime "Udhëkryq dhe ishuj". Ajo ka lindur në Veliko Tërnovo. Që nga viti 2000 jeton në Londër dhe prej 15 vitesh jep mësime të gjuhës dhe letërsisë bullgare në shkollën bullgare "Ivan Stançov" pranë Ambasadës Bullgare atje.Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..