Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria i ofron ndihmë Ukrainës për mbrojtjen e trashëgimisë së saj kulturore

Velisllav Minekov
Foto: BGNES

Ministri në detyrë i kulturës Velisllav Minekov i propozoi kolegut të tij ukrainas Oleksandër Tkaçenko që të krijohet një komision i specializuar për të vlerësuar dëmet e shkaktuara të  trashëgimisë kulturore të shkatërruar në Ukrainë. Pas Këshillit “Arsim, rini, kulturë dhe sport” të mbajtur në Bruksel, Minekov tha se: “Ka shumë objekte - më shumë se 880. Problemi nuk është vetëm me trashëgiminë e paluajtshme kulturore, tashmë ka muze të grabitur, që është shumë e trishtuar. Propozimi im është që në këtë komision të marrin pjesë ministrat e kulturës, anëtarët e Parlamentit Evropian dhe komisionarët.” Këtë e bëri të ditur korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Bullgaria është e gatshme të sigurojë materiale edhe për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kulturore, si dhe ekspertë në fushën e konservimit dhe restaurimit.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

38% e të rriturve në vend janë gati të votojnë më 27 tetor

Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..

botuar më 24-09-27 10.44.PD

Largohet me skandal Legjislatura e 50-të e Kuvendit Popullor

Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..

botuar më 24-09-27 9.04.PD

Parashikimi i motit për 27 shtatorin

Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..

botuar më 24-09-26 7.40.MD