Nga 150 deri në 300 euro vlejnë publikimet me pagesë të shërbimeve ruse në mediat bullgare, pohon gazetari i Bellingcat, Hristo Grozev. “Shuma jo shumë të mëdha çojnë në ndikim të rëndësishëm në vetëdijen publike në Bullgari, gjë që nuk duhet të ndodhë. Darko Todorovski është ky gazetar maqedonas... Ai nuk është një gazetar i vërtetë, por një korrespondent që merr detyra nga Rusia dhe përmes rrjetit të tij në Bullgari arrin t'i botojë këto shkrime”, tha Grozev për Nova TV. Ai shtoi se nuk mund të thotë me siguri se ka agjentë rusë në parlamentin bullgar, por përsëriti se ata janë të shumtë në jetën publike.
Grozev ndodhet në Los Anxhelos për prezantimin e një filmi dokumentar për Aleksej Navalni dhe pret që brenda pak ditësh të mësojë nëse filmi “Navalni” do të nominohet për “Oskar”.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..