Formacionet e përfaqësuara në parlament tashmë po përgatiten të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Parlamentin e 49-të më 2 prill dhe të demonstrojnë optimizëm për rezultatet e tyre të ardhshme.
"Ne do të kërkojmë dimensionet lokale të problemeve dhe mundësive. Do të kërkojmë një formulë politike që do të çojë në formimin e shumicës qeverisëse në parlament", tha Tomisllav Donçev, nënkryetar i GERB. Prioritet për partinë do të jetë edhe reforma në drejtësi.
Bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Asen Vasilev po zhvillon negociata për partneritet me "Bullgarinë Demokratike" me kusht që ai të forcohet me një marrëveshje me shkrim. "Ne po punojmë në mënyrë aktive me “Bullgarinë Demokratike, që të bëhet bashkimi me ta, por edhe me të gjitha organizatat dhe partitë e tjera civile me të cilat kemi një vizion të përbashkët për Bullgarinë," shpjegoi Vasilev.
"Do të formojmë konfigurime parazgjedhore dhe paszgjedhore që do t'u japin qytetarëve bullgar një opsion të qartë për të votuar për një qeveri demokratike dhe reformiste", siguroi Hristo Ivanov nga “Bullgaria Demokratike”.
Atdhetarët e “Vëzrazhdane” me lider Kostadin Kostadinov janë plot ambicie për t’u kthyer nga forca e katërt në forcën e parë politike.
“Ne po e vazhdojmë politikën tonë. E mbështesim përfundimin e projektit të centralit aromik "Belene" dhe zgjerimin e centralit atomik “Kozloduj”, tha Rumen Geçev nga Partia Socialiste Bullgare (BSP).
"Ngritja Bullgare" do të vendosë në një këshill në çfarë formati do të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme, njoftoi kreu i saj Stefan Janev.
Aktualisht Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) po hesht.Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..
Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë vëmendjen absolute të aleatëve. Ne duam një prani më të madhe prej tyre në Detin e Zi. Kjo u..
Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të koalicionit, me të cilin përcaktojnë rregullat për rotacionin e kryetarit të parlamentit. Mekanizmi i ri..
“Justifikimet e qeverisë se po presin shpalljen e ndryshimeve që kanë miratuar në Ligjin për Rregullimin Administrativ të Aktiviteteve Ekonomike të..