Mbi ¾ e territorit të Ukrainës, u vendos një kod i kuq i rrezikut ajror. Ukrainasit u paralajmëruan të marrin parasysh sinjalet e alarmeve dhe të shkojnë në vendet për fshehje menjëherë për shkak të sulmeve ruse. Rryma elektrike u ndërpre në shumë vende. Gjatë natës, u rrëzuan 25 dronë të lëshuar nga bregu rus i Detit Azov, 15 prej të cilëve u rrëzuan aksidentalisht mbi Kievin. Raportohet se tri raketa u rrëzuan mbi Nikollaev. Nga ajri aviacioni strategjik rus realizon goditje nga rajoni i Detit Kaspik. Anijet ruse me raketa “Kalibër” në Detin e Zi janë gjithashtu gati për të goditur, njoftoi Natalija Gumenjuk, zëdhënëse e Komandës Operative Jugore.
Në portin e Hersonit, dy anije turke, të bllokuara atje që nga fillimi i luftës, u goditën nga raketa dhe u dogjën, raporton Reuters.
Rusia po rrit presionin në betejën për Bahmut dhe Ugledar në rajonin e Doneckut, tha zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës, Anna Maljar. Kiev pranoi se tërhoqi njësitë e tij nga Soledar në pozicionet e përgatitura prapa qytetit. Sipas palës ukrainase, Soledar, ndryshe nga Bahmut, nuk mund të mbrohet më për shkak të shkatërrimit të plotë të qytetit nga artileria ruse, e cila ka epërsi zjarri.
Frank Saint-John, drejtor ekzekutiv i kompanisë prodhuese të avionëve F-16, tha se Lokheed Martin është gati të sigurojë avionët e saj në vendet evropiane, të cilat në këmbim dërgojnë avionët e tyre të vjetër sovjetikë në Ukrainë. Kompania nuk është e përfshirë në negociatat e drejtpërdrejta operative për rieksportin, por është e gatshme të rrisë prodhimin e saj për të siguruar kontratën, tha Saint-John, cituar nga “Financiale Times”. Sipas botimit, Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë kërkesën e Kievit për F-16 sepse ka frikë se mund të përdoren për të goditur territorin rus.
20 fabrika birre bullgare do të ofrojnë recetat e tyre unike të birrës gjatë festivalit "Rruga Sumbullare", i cili do të mbahet në fund të javës - më 27, 28 dhe 29 shtator, përballë godinës së Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes...
Të mërkurën , më 25 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të rriten pasdite nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-juglindor, por nga mbrëmja në zonat perëndimore do të orientohet nga drejtimi..
Çdo kamion që pret në radhët e gjata në kufi i humbet 200 euro në ditë pronarit të tij. Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar nga GERB-SDS/EPP Andrej Novakov gjatë një diskutimi me temën: "Kostoja e qëndrimit jashtë zonës Shengen - ndikimi në Bullgari..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..