Fituesi legjendar i Kupës së Botës në maratonën e notit për 11 vite radhazi /2001-2011/, kampion bote në not në ujëra të akullta në një pishinë pranë qytetit rus Murmansk në vitin 2019 dhe fitues në not në kushte ngrirjeje pranë ishullit norvegjez të Svalbardit vitin e kaluar - Petër Stojçev, duket se tashmë ka një pasardhës të denjë dhe ky është Radostin Krëstev. Në kampionatin, i cili u zhvillua nga 12 deri më 15 janar në Francë, Krëstev fitoi titullin botëror në notin në ujëra të akullta.
Bullgari triumfoi në garën e 500 metrave, stil i lirë, për 5 minuta e 36 sekonda. Një kohë më të mirë nuk ka arritur asnjë konkurrent në katër edicionet e mëparshme të kampionatit. Gara ishte e ashpër pasi në të morën pjesë mbi 500 notarë nga 70 vende të botës.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...