Beteja tani është për njerëzit e mbijetuar, që janë nën rrënoja. Ekipe shpëtimi nga e gjithë bota po mbërrijnë në Turqi dhe Siri për të ndihmuar në kërkimin e njerëzve. Deri më tani, më shumë se 8000 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat. Në operacionet e shpëtimit tashmë po marrin pjesë edhe ekipet e shpëtimit nga Bullgaria, të cilët kanë punuar edhe gjatë natës. Kështu e bëri të ditur e dërguara e Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) në Turqi, Ajshe Sali.
Udhërrëfyesi turistik Ilhan Karabulut tregoi para Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për situatën në rrethin turk të Kahramanmarash. Sipas fjalëve të tij, rrugët janë të ndërprera në pjesët më të larta të rajonit. Sidomos në vendbanimet malore rrugët janë shembur si pasojë e tërmetit, por sot tashmë po i afrohen me helikopterë, të cilët do të japin ndihmën në vend. Sipas tij, autoritetet janë kujdesur për evakuimin e të sëmurëve të rëndë me rrugë ajrore.Gjykata Kushtetuese urdhëroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të rinumërojë votat e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe të njoftojë nëse nevojiten ndryshime në përbërjen e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. Në varësi të rezultateve,..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në Kuvendin Popullor. Kjo do të bëhet në një përpjekje për të kursyer pjesën më të..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..