Beteja tani është për njerëzit e mbijetuar, që janë nën rrënoja. Ekipe shpëtimi nga e gjithë bota po mbërrijnë në Turqi dhe Siri për të ndihmuar në kërkimin e njerëzve. Deri më tani, më shumë se 8000 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat. Në operacionet e shpëtimit tashmë po marrin pjesë edhe ekipet e shpëtimit nga Bullgaria, të cilët kanë punuar edhe gjatë natës. Kështu e bëri të ditur e dërguara e Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) në Turqi, Ajshe Sali.
Udhërrëfyesi turistik Ilhan Karabulut tregoi para Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për situatën në rrethin turk të Kahramanmarash. Sipas fjalëve të tij, rrugët janë të ndërprera në pjesët më të larta të rajonit. Sidomos në vendbanimet malore rrugët janë shembur si pasojë e tërmetit, por sot tashmë po i afrohen me helikopterë, të cilët do të japin ndihmën në vend. Sipas tij, autoritetet janë kujdesur për evakuimin e të sëmurëve të rëndë me rrugë ajrore.Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..