Krerët e vendeve të grupit të vendeve të ish-Bllokut Lindor (Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Lituania, Letonia, Polonia, Rumania dhe Sllovakia) do të bisedojnë sot në Varshavë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden. Themeluar në vitin 2015 organizata Bukuresht-9 përfshin të gjitha vendet nga krahu lindor i NATO-s që i janë bashkuar aleancës perëndimore. Shumica e tyre janë ndër vendet që mbështesin më fort dhënien e ndihmës ushtarake për Ukrainën, disa prej tyre bëjnë thirrje gjithashtu për dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore. Në takim, Biden pritet t'u konfirmojë liderëve të nëntë vendeve se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur sigurinë e tyre dhe për të diskutuar me ta për veprimet e ardhshme të përbashkëta në lidhje me Ukrainën.
Ndërkohë, doli se Rusia po pezullonte marrëveshjet sipas traktatit të ri START për Reduktimin e Armëve Bërthamore me Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar shqetësim tek aleatët e Aleancës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi se vendimi i Rusisë po e bën botën një vend më të rrezikshëm dhe i kërkoi Moskës ta rishqyrtojë këtë vendim. Traktati i ri kufizonte numrin e kokave strategjike bërthamore që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të vendosnin, si dhe vendosjen e raketave dhe bombarduesve të lëshuar nga sipërfaqja dhe uji. Duke i dhënë fund kësaj marrëveshjeje, Kremlini paralajmëroi se mund të rifillojë testet bërthamore nëse SHBA-ja e bën këtë fillimisht. Si një argument për vendimin e Rusisë, presidenti Vladimir Putin vuri në dukje se NATO ka më shumë se një forcë bërthamore dhe ato janë të drejtuara kundër palës ruse. Putin theksoi gjithashtu se Perëndimi ka shpenzuar 150 miliardë dollarë për ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe se ky fluks fondesh nuk po zvogëlohet, me synimin për të eliminuar Rusinë përgjithmonë.Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..