Ditën e diel, më 26 shkurt, Medalistja e bronztë e botës dhe kampionia e Evropës në kategorinë deri në 48 kilogramë Sevda Asenova i solli Bullgarisë titullin e parë të edicionit të 74-të të turneut ndërkombëtar të boksit “Stranxha”. Në finalen e kategorisë më të lehtë për femra, bullgarja 38-vjeçare mundi me vendim unanim të gjyqtarëve Saidakhan Rahmonova (Uzbekistan).
Pas saj, më shumë ar i solli Bullgarisë Svetllana Kamenova në kategorinë deri në 57 kg pas fitores ndaj kinezes Xu Zichun me 4:1 vota të gjyqtarëve dhe Stanimira Petrova në kategorinë deri në 54 kilogramë, e cila mposhti polaken Sandra Drabik me votim unanim të gjyqtarëve - 5:0.Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...