Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kukerët nga fshati Vojnjagovo pushtojnë Indinë

Foto: Vatra Kulturore „Vasill Levski - 1900” në fshatin Vojnjagovo

Një pjesë e grupit të kukerëve nga Vatra Kulturore "Vasill Levski - 1900" fshatin Vojnjagovo do ta përfaqësojë Bullgarinë në një pritje në ambasadën në Delhi me rastin e festës kombëtare, 3 mars. Ftesa u bë nga ambasadorja jonë në Indi, Shkëlqesia e Saj Eleonora Dimitrova, kurse ngjarja do të mbahet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës.

Grupi do të tregojë zakonin spektakolar bullgar sipas një versioni të Vojnjagovos - duke i dëbuar shpirtrat e këqij dhe duke pritur jetën e re, të mirën, të ndriturën, fillimin e ri, me shpresën për një qiell paqësor dhe mirëkuptim midis popujve.

"Deri tani, asnjë kuker nuk e ka vizituar Indinë, tanët do të jenë të parët," thotë Conka Damjanova, sekretare në Vatrën Kulturore. - Në Vojnjagovo kukerët festojnë "Starçovden" /Dita e Pleqve/ - festën e pjellorisë, prandaj quhen "pleq". Për ne, zakoni lidhet kryesisht me komoditetin e shtëpisë. Mblidhet familja, pastaj i gjithë fshati del në shesh, ku këndohen këngë, hidhen vallet autentike të Vojnjagovos, ndërsa kukerët luajnë për shëndet dhe mbarësi”.

Kukerët nga fshati Vojnjagovo janë ndër grupet më spektakolare të maskaradës në Bullgari. Kostumi i tyre është i ndryshëm nga ato të zakonshmet për rajonin e Karllovos /Bullgaria Qendrore/, dhe pjesa më mbresëlënëse e tij është i ashtuquajturi “kjuljaf” (dekorimi mbi kokë). Struktura e gjatë prej druri është e zbukuruar me xhufka shumëngjyrëshe, rruaza, copa shumëngjyrëshe. Pasqyrat që e largojnë djallin dhe të keqen janë të detyrueshme. Një pjesë e kostumit është maska e zezë me të çara për sytë që mund të ngrihen ose ulen përpara fytyrës. Si të gjithë kukerët, të rinjtë dhe burrat mbajnë zile në bel.

Kamxhiku, i cili është bërë prej lëkure deleje, i gërshetuar me mëndafsh në fund, është karakteristik për kukerët nga Vojnjagovo. Ky kamxhik duhet të rrotullohet në një mënyrë të caktuar dhe të bëjë një spërkatje, një goditje. Rrotullimi kërkon një aftësi të veçantë. Pikërisht kjo i dallon kukerët tanë nga të tjerët”, thekson Conka Damjanova, në një bisedë me Desisllava Semkovskën nga Radio Bullgaria e BNR.

Kukerët me kamxhikun:

Kukerët nga Vojnjagovo janë të njohur për pjesëmarrjen e tyre në lojërat e maskaradës në Bullgari, Francë, Poloni, Maqedoninë e Veriut, Serbi. Ata janë fitues të çmimit më të madh të festivalit “Surva” në Pernik në vitin 2017 – “Maska e artë”, si dhe të shumë çmimeve të tjera.

“Një karakteristikë tjetër e amatorëve në Vojnjagovo janë kostumet autentike, të cilat janë më shumë se 100 vjet të vjetra, ato trashëgohen brez pas brezi – thotë Conka Damjanova. - Nga viti 2021, formacioni folklorik e Vatrës Kulturore përfaqëson Krahinën e Plovdivit në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Programin e UNESCO-s "Thesare të gjalla njerëzore - Bullgari". Kemi ruajtur shumë këngë autentike, valle, zakone, lojëra maskaradash.”

Në pritjen në Ambasadën e Bullgarisë në Indi, kukerët do t'i njohin mysafirët me një festë tjetër nga kalendari folklorik pranveror - Baba Marta /Gjysha Marta/.

“Ata do të sjellin si një dhuratë martenicën /veroren/ tipike bullgare në Indi dhe do t'u urojnë të gjithë të pranishmëve shëndet dhe fat.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Vatra Kulturore „Vasill Levski - 1900” në fshatin Vojnjagovo




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD