Me ftesë të ministrit të kulturës, Najden Todorov, një delegacion i UNESCO-së, ndodhet për një vizitë zyrtare treditore në Bullgari. Në një takim në Sofje me nënpresidenten Ilijana Jotova, ndihmësdrejtori i përgjithshëm i UNESCO-së, Ernesto Ottone, theksoi vlerësimin e lartë që i jepet Bullgarisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, në veçanti të pasurive të paluajtshme. “Kjo punë që po kryen Bullgaria e bën atë një partner strategjik të UNESCO-së”, tha ai. Delegacioni tani ndodhet në Plovdiv, ku do të vizitojë “Bazilikën Episkopale”. Kandidatura e Bazilikës Episkopale dhe Trashëgimisë së Mozaikut Romak të Filipopollit u përfshi në Listën Indikative të UNESCO-së të objekteve të rëndësishme kulturore dhe natyrore në vitin 2018.
Të ftuarit e UNESCO-së nesër do të vizitojnë ishullin “Shën Kiriku dhe Julita” pranë qytetit bregdetar Sozopoll, ku do të mbahen diskutimet për projektin e ndërtimit të Qendrës Botërore të Arteve.
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes presidentëve amerikanë dhe francezë Donald Trump dhe Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë ...
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..