Pamjet tmerruese të ndërtesave të shembura dhe infrastrukturës së copëtuar pas tërmetit në Turqi dhe Siri, vendosën në rendin e ditës çështjen e gjendjes së stokut të banesave në Bullgari.
A do të përballojë shtëpia jonë një fatkeqësi të mundshme natyrore të paparashikueshme - pyesin bullgarët që jetojnë në ndërtesa shumëkatëshe. Pyetja se sa i fuqishëm tërmet mund të rezistojnë ndërtesat shumëkatëshe, si shumë çështje të tjera të rëndësishme për shoqërinë, e ndau ekspertët në dy kampe. Sipas disave, në ndërtimin e ri bëhen lëshime dhe kompromise të ndryshme për sa i përket cilësisë dhe sigurisë së objekteve. Urbanisti Emill Hristov nga Shoqata “Ekipi i Sofjes”, megjithatë beson se ndërtimi i ri paraqet rrezikun më të vogël për sigurinë tonë në rast fatkeqësie:
“Më të rrezikshmet janë godinat e ndërtuara para vitit 1960, kur ende nuk kishte kërkesa dhe norma serioze për sa i përket ndërtimit dhe rezistencës ndaj tërmeteve. Një analizë e Bankës Botërore tregon se 50 për qind e viktimave do të ishin nga shembja e ndërtesave të tilla.”
Për sa u përket godinave të ndërtuara në vitet 70-të të shekullit të kaluar dhe më vonë, ato janë dukshëm më të sigurta. Kjo për arsye të kontrollit të ushtruar gjatë ndërtimit të tyre sipas kërkesave më serioze të pranuara për kantieret e ndërtimit:
“Ndërtesat me panele parafabrikate të ndërtuara para vitit 1975 kanë kërkesa pak më të ulëta të këtij lloji, por në përgjithësi, strukturat e paneleve janë më të deformueshme dhe mund të reagojnë mirë ndaj një tërmeti. Këtu lind pyetja, megjithatë, sa të forta janë lidhjet midis paneleve të parafabrikuara dhe sa mirë është ndërtesa e mirëmbajtur.”
Mirëmbajtja është e rëndësishme për çdo pronë, të luajtshme apo të paluajtshme, por kur bëhet fjalë për një ndërtesë banimi, përgjegjësia për të siguruar që ajo të mos rrezikojë jetën e banorëve bie në ndërgjegjen e pronarëve.
Në Sofje, dhe ndoshta edhe në qytete të tjera bullgare, ka një problem serioz lidhur me informacionin e disponueshëm për llojin dhe gjendjen e stokut të ndërtesave.
“As ne dhe as askush tjetër nuk kemi të dhëna të ngjashme – shpjegon Emill Hristov nga shoqata “Ekipi i Sofjes”. - Hartografimi dhe gjetja e informacionit të besueshëm është një proces shumë i vështirë. Rekomandimet tona, të cilat i regjistruam si në raportin e Bankës Botërore nga viti 2020, ashtu edhe në planin e integruar të zhvillimit të Bashkisë Metropolitane, janë që të fillohet një analizë e detajuar e stokut të ndërtesave në qytet. Çdo ndërtesë duhet të ketë një pasaportë, për të ditur se në çfarë gjendje është, në mënyrë që nëse është e nevojshme të planifikohet një ndërhyrje më adekuate. Edhe në arkiva mungojnë të dhënat për ndërtesat e vjetra, disa madje janë të zhdukur.”
Sipas Hristov, institucione të tilla si Drejtoria për Kontrollin Kombëtar të Ndërtimit (DNSK) e ruajnë një dokumentacion të tillë, por vetëm nga një periudhë e caktuar e tutje, dhe gjetja e një informacioni të tillë për godinat e ndërtuara para vitit 1990 është jashtëzakonisht e vështirë.
Arkitekti u përpoq të hedhë poshtë frikën e njerëzve se pasaportizimi aktual i ndërtesave në vend, në lidhje me programin e efektivitetit energjetik, mund të përcaktojë disa prej banesave si të pabanueshme.
“Po kryhen dy sondazhe që kanë të bëjnë me konstruksionin dhe efikasitetin energjetik të godinës, të cilat janë një angazhim i banorëve që jetojnë në të. Kam informacione nga kompani që merren me kontrollime të ngjashme. Konkluzionet e tyre janë se në 90 për qind të rasteve objektet vlerësohen pozitivisht me vërejtje të caktuara, të cilat megjithatë nuk kanë të bëjnë me të qenit të papërshtatshëm. Vlerësime negative nga pikëpamja e rrezikut sizmik jepen për ndërtesat deri në vitet 60-të të shekullit XX, të cilat kanë një strukturë mbajtëse murature dhe një rresht trarësh. Përjashtoj mundësinë që numri i ndërtesave që kanë nevojë për rindërtim serioz pas një vlerësimi të tillë të jetë shumë i madh.”
Një vendim nëse dhe si do të ndihmohen pronarët e ndërtesave që kanë marrë një udhëzim për të përmirësuar qëndrueshmërinë strukturore të ndërtesës së tyre është ende duke u kërkuar.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..