Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka kërkesë për përgatitjen e një raporti të veçantë për sundimin e ligjit në Bullgari

Komisioneri Evropian për Drejtësinë Didier Reynders
Foto: EPA/BGNES

Komisioni Evropian nuk do të përgatisë një dokument shtesë për Bullgarinë në kuadër të raportit për sundimin e ligjit në korrik. Kështu deklaroi për BNR Komisioneri Evropian për Drejtësinë, Didier Reynders. Një kërkesë të tillë të mundshme nga Holanda e ka përmendur javën e kaluar edhe ministri i punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev. Raporti i veçantë duhet të shërbejë si bazë për heqjen e vetos holandeze kundër pranimit të Bullgarisë në Shengen, njoftoi në atë kohë Demerxhiev.

Komisioneri evropian Reynders përkujtoi se raportet janë përgatitur duke përdorur të njëjtën metodologji për të gjitha vendet anëtare dhe bëri të ditur se deri më tani nuk është pranuar asnjë kërkesë nga Holanda në Komision për një raport të tillë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS paraqiti kërkesat e veta për interpretim të dispozitave të Kushtetutës

Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..

botuar më 24-11-28 11.23.PD

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD