Një kompani kineze në fushën e biofermentimit prezantoi në Ministrinë e Bujqësisë planet e saj për një investim të madh në përpunimin e drithërave.
“Bullgaria është një prodhues tradicional i drithërave të cilësisë së lartë dhe vendi ynë ka mundësi edhe për përpunimin e tij. Kemi kushte të favorshme tokësore dhe klimatike, infrastrukturë hekurudhore, porte dhe tradita të vjetra në industri”, tha zëvendësministri i bujqësisë Todor Xhikov në takimin me sipërmarrësit. Ai theksoi se prodhuesit e drithërave në vendin tonë kanë kapacitet për të prodhuar lëndë të parë të mjaftueshme. Investitorët e Fufeng Group Limited aktualisht po eksplorojnë mundësi në disa vende evropiane. Sipas tyre, fabrika e ardhshme do të sigurojë 2000 vende pune, ndërsa investimi do të arrijë në 1.2 miliardë euro. Fabrika e re pritet të përdorë 1 milion ton misër në vit. Kompania synon të blejë misër kryesisht të prodhuar në vend, dhe në rast se prodhimi vendor është i pamjaftueshëm, të importojë nga destinacionet e afërta.Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..