Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ju prezantojmë"Princi i Vogel" të duetit “Doni dhe Momçill”

Mbushen 80 vjet nga botimi i novelës “Princi i Vogël” nga Antoine de Saint-Exupery

Foto: Pexels

Sot mbushen 80 vjet nga botimi (1943) i novelës “Princi i Vogël” nga Antoine de Saint-Exupery. “Të gjithë të rriturit ishin fillimisht fëmijë”, thotë autori. Vepra e tij është kthyer në një libër të preferuar për të vegjël e të mëdhenj, si dhe në një frymëzim për disa breza artistësh. Midis tyre janë muzikantët Doni dhe Momçill nga dueti me të njëjtin emër, të cilët kompozuan këngën e tyre "Princi i Vogël" gati tre dekada më parë. Kënga u përfshi në albumin e tyre që nga viti 1994 “I dyti”. Muzika është e Momçill Kolevit, Doni është autor i tekstit, i cili na çon përtej kohës dhe hapësirës në botën e "Princit të Vogël".

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më thuaj, o pyll"

Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një prej tyre – “Më thuaj, o pyll” – interpretuar nga fëmijët e grupit vokal “Karllovojs” me drejtore..

botuar më 25-02-19 6.00.PD

"Fajtori"

Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..

botuar më 25-02-17 6.45.PD
Stefan Diomov

Kompozitori i dashur Stefan Diomov feston jubileun e tij të 80-të

Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..

botuar më 25-02-16 6.05.PD