Këtë fundjavë ansambli bullgar i vajzave fitoi një medalje të artë në garën e gjithanshme në turneun ndërkombëtar të gjimnastikës ritmike Sofia Cup në Sofje.
Andrea Ivanova, Eva Emillova, Cvetejoana Pejçeva, Krasimira Ivanova, Gabriella Peeva dhe Vanesa Emillova arritën të ruajnë vendin e parë pasi grumbulluan gjithsej 58.850 pikë nga dy paraqitjet e tyre. Në ditën e dytë, vajzat nuk e duruan dot presionin dhe gabuan në paraqitjen e kombinimit me pesë topa, por rezultati prej 29 mijë pikësh u ishte i mjaftueshëm për të fituar medaljen e artë. Pas tyre janë garuesit nga Gjermania, Spanja dhe Kazakistani.Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..
Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..
Pasi u bë e qartë se Federata Bullgare e Peshëngritjes kërcënohej me falimentim për shkak të gjendjes së rëndë financiare, lideri i DPS-Fillimi i Ri Deljan Peevski u takua me kryetarin e federatës Stefan Botev dhe u angazhua për zgjidhjen e problemit. Falë..
Kampioni olimpik, botëror dhe evropian i peshëngritjes Karllos Nasar është “sportisti i vitit” për 2024. Në sondazhin e 67-të të “Sportistit të..
Hristo Stoiçkov është ambasadori i ri special i Organizatës Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara. Kjo u bë e qartë në një takim zyrtar në..