Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 26 prillin

Mbetet e ftohtë për muajin prill me reshje shiu dhe bubullima

Foto: Desisllava Semkovska

Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – 6°. Gjatë ditës do të ketë vranësira shiu me reshje afatshkurtra dhe bubullima, më të konsiderueshme në Bullgarinë Juglindore. Temperaturat maksimale do të zbresin nga 14 deri në 19°. Në kryeqytet do të jetë 15°.

Mbi Detin e Zi do të bjerë shi me bubullima. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15 deri në 16°. Uji i detit është 11-12°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Mbi malet do të bjerë shi, reshje më të theksuara do të ketë në rajonin Rilla-Rodope dhe Stranxha. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 8°, në 2000 m deri në 2°.

Reshjet e shiut do të ndalen ditën e enjte, por do të mbetet e freskët për muajin prill.

Parashikimi i motit jashtë vendit

Në Evropë do të bjerë shi mbi Alsace, Franche-Comté, Ukrainën Perëndimore, Karpatet, Sanxhak dhe Detin Marmara. 10° pritet në Londër dhe Berlin, 15° në Paris. Temperatura në Moskë do të jetë 18°, në Madrid dhe në Romë 29 dhe 21°. Në Athinë do të jetë 23°. Në Beograd dhe Bukuresht do të jetë 16° dhe në Stamboll 18°.

Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 12 dhe 11°, në Vankuver dhe në Çikago do të jetë 16 dhe 7°. 21° pritet në Los Anxhelos, 28° në Miami dhe Mexico City, 21 dhe 26° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Në Dubai do të jetë 33°, në Jerusalem dhe Teheran do të jetë përkatësisht 22 dhe 28°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën sinoptike. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Në Rrafshinën e Danubit do të ketë mjegull, ndërsa..

botuar më 25-11-14 7.35.MD

Bullgaria i kërkon SHBA-së të shtyjë pagesën sipas kontratës për F-16

Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, tha se kjo është e nevojshme sepse vendi ynë do të hasë vështirësi në zbatimin..

botuar më 25-11-14 6.32.MD
Bojko Borisov

Qeveria nuk do t'i japë me qira pronë të "Lukoil"-it në Bullgari

Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj. Këtë e deklaroi në margjinat e parlamentit Bojko Borisov, kreu i partisë në pushtet GERB. Në..

botuar më 25-11-14 3.19.MD