Brenda pak ditësh presim një vendim për masat evropiane për eliminimin e veprimeve të njëanshme kundër importit të ushqimit ukrainas - deklaroi ministri i bujqësisë Javor Geçev pas Këshillit "Bujqësia" në Luksemburg. Në takimin e 25 prillit, ministrat nuk morën vendim për heqjen e ndalimit të eksporteve nga Ukraina.
“Nuk kemi kohë të reagojmë sepse kultura e re do të duhet të korret shumë shpejt. Tashmë e dimë se korridoret e solidaritetit nuk funksionojnë siç synohet. Duhen masa të reja, duhet të mendojmë edhe për fondet e garancisë për të garantuar tregjet e Ukrainës, Bullgarisë, Rumanisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Hungarisë”, vuri në dukje Geçev. Ai theksoi se në Bullgari ka më shumë luledielli sesa mund të përpunohet dhe më shumë drithëra se sa mund të eksportohen. “Kemi prodhim prej disa miliardësh, të cilin nuk e dimë nëse do të mund ta realizojmë deri në korrjen e re”, theksoi Geçev.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..