Në edicionin e 14-të të Ditës Ndërkombëtare të Kërcimit, grupe folklorike bullgare, maqedonase, turke dhe greke do të performojnë në qytetin e Pirinit, Goce Dellçev. Programi fillon të shtunën pasdite (29 prill në ora 17:00) me paradën tradicionale dhe shumëngjyrëshe të pjesëmarrësve nga sheshi "Maqedonia" deri në sheshin emblematik "Goce Dellçev", ku të gjitha ansamblet do të marrin pjesë në koncertin e përgjithshëm.
Të nesërmen, të dielën, në parkun e qytetit do të zhvillohet një mësim i hapur për mësimin e valleve bullgare. Pjesëmarrës të veçantë në eventin e vallëzimit këtë vit janë Ansambli i Valleve Folklorike të Komunës Nilufer, Bursa, Turqi, KUD "Efrem Karanov" Kratovë, Republika e Maqedonisë dhe Ansambli Nevrokop për këngë dhe valle popullore - Goce Dellçev. Pjesë janë edhe grupe vallëzimi nga rajoni i Blagoevgradit, si dhe përfaqësues të institucioneve për fëmijë dhe atyre arsimore në komunën e Goce Dellçev.
Në paradën e vallëzimit mund të bashkohet kushdo që ka dëshirë dhe ka një kostum, apo bluzë me motive folklorike.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..