Kampionet olimpike të karatesë nga Tokio 2020 - Ivet Goranova, Jovana Prekovic dhe Ferial Abdelaziz po fillojnë një fushatë për ta rikthyer karatenë në programin olimpik për Lojërat e Los Anxhelosit në vitin 2028.
Në Akademinë Kombëtare të Sporteve, në hapjen e Seminarit Stërvitor të Karatesë, tri medalistet e arta nënshkruan një letër ku kërkojnë takim me Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach. “Ai do të vijë në Bullgari dhe ne do ta shfrytëzojmë momentin për ta takuar”, tha Ivet Goranova në një intervistë për BNR. Letra e tri kampioneve do t'u dërgohet edhe të gjitha federatave kombëtare të karatesë, nga të cilat presin mbështetje ndërkombëtare për rikthimin e sportit të tyre në programin olimpik.
Ndërkohë, më 13 maj, ditën e shtunë, në Sofje filloi edicioni i 10-të i turneut ndërkombëtar të karatesë "Sofia Open - Kupa e Presidentit të Republikës së Bullgarisë".
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..