Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB-SDS dhe PP-DB ranë dakord për qeverisje të përbashkët, por në mandatin e dytë

Foto: BGNES

Kandidatja për kryeministër e GERB-SDS, Maria Gabriel, i ktheu presidentit Rumen Radev mandatin e parë për të formuar një qeveri të paplotësuar me arsyetimin se nuk do të lejojë që pjesë e qeverisë  të jenë persona të caktuara përmes marrëveshjeve të pandershme. Para presidentit, Gabriel vuri në dukje se gjatë negociatave me forcat politike në 48 orët e fundit u bë e qartë se me arsye dhe kompromise reciproke do të kërkohet marrëveshje me grupin parlamentar të PP-DB kështu që Bullgaria të ketë një qeveri me parime, synime dhe përgjegjësi të qarta.

Gabriel theksoi gjithashtu se së bashku me akademikun Nikollaj Denkov - kandidat për kryeministër të PP-DB-së dhe drejtuesit e dy formacioneve, kanë një pikëpamje të qartë se mandati i dytë duhet të jetë kombëtar dhe të dyja forcat duhet të nxjerrin një kryeministër dhe një zëvendësministër me rotacion, me një program legjislativ dhe menaxhues si një bazë solide dhe me përgjegjësi të përcaktuara qartë.

Nga ana e tij, Rumen Radev falënderoi Maria Gabriel për përpjekjet e saj dhe theksoi se çdo mandat i mëpasshëm kërkon edhe më shumë kompromise dhe mbi të gjitha komunikim intensiv me shoqërinë.

Pak para kësaj, në Kuvendin Popullor, Maria Gabriel dhe Nikollaj Denkov mbajtën një konferencë, në të cilën u bë e qartë se është arritur një marrëveshje midis dy forcave të para politike për menaxhim të përbashkët në bazë të rotacionit. Si garanci se kjo qeveri do të punojë për të paktën 18 muaj me mbështetjen e forcës së parë politike, për 9 muajt e parë propozimi është që Nikollaj Denkov të jetë kryeministër dhe Maria Gabriel zëvendëskryeministre dhe ministre e punëve të jashtme. Në 9 muajt e ardhshëm kryeministri do të jetë kandidati i GERB-SDS, zëvendëskryeministër kandidati i PP-DB.

Pritet që në ditët në vijim presidenti Radev të dorëzojë mandatin e dytë hulumtues.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Birra kraft do të derdhet në fund të javës në Sofje

20 fabrika birre bullgare do të ofrojnë recetat e tyre unike të birrës gjatë festivalit "Rruga Sumbullare", i cili do të mbahet në fund të javës - më 27, 28 dhe 29 shtator, përballë godinës së Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes...

botuar më 24-09-25 6.05.PD

Parashikimi i motit për 25 shtatorin

Të mërkurën , më 25 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të rriten pasdite nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-juglindor, por nga mbrëmja në zonat perëndimore do të orientohet nga drejtimi..

botuar më 24-09-24 7.35.MD

Radhët në kufijtë midis Bullgarisë dhe Rumanisë nuk janë vetëm problemi ynë

Çdo kamion që pret në radhët e gjata në kufi i humbet 200 euro në ditë pronarit të tij. Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar nga GERB-SDS/EPP Andrej Novakov gjatë një diskutimi me temën: "Kostoja e qëndrimit jashtë zonës Shengen - ndikimi në Bullgari..

botuar më 24-09-24 7.18.MD