Në takimin me komisionerin evropian për buxhetin dhe administratën, Johannes Hahn, i cili ishte për vizitë në Bullgari, kryeministri Nikollaj Denkov dhe zëvendëskryeministrja Maria Gabriel treguan se prioriteti kryesor i qeverisë është anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen që këtë vit. Nga ana e tij, komisioneri evropian Johannes Hahn përshëndeti formimin e një qeverie të rregullt bullgare me orientim të qartë evropian dhe premtoi mbështetje nga Komisioni Evropian (KE). Javën e ardhshme, KE pritet të publikojë një përmbledhje të Kornizës Financiare Shumëvjeçare të Bashkimit Evropian, e cila përcakton kufijtë e sipërm të shpenzimeve të Bashkimit nga viti 2021 deri në vitin 2027. Është parashikuar krijimi i një Fondi Evropian të Sovranitetit për të financuar kompanitë që punojnë në fusha me potencial të lartë si gjelbërimi dhe bioteknologjia dhe kalimi në një ekonomi digjitale. Gjithashtu do të vendoset fleksibilitet më i madh në përdorimin e fondeve nga Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal.
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..