Federata Bullgare e Boksit raportoi për një paraqitje të shkëlqyer të vendit tonë në Lojërat Evropiane në Poloni që përfunduan të dielën. Atletët bullgarë fituan 12 medalje në lojëra, me një të tretën e tyre për boksierët. Titujt u fituan nga Stanimira Petrova (54 kg) dhe Javier Ibanez (57 kg), Svetllana Kamenova mori medaljen e argjendtë (57 kg), dhe Jordan Morejon fitoi të bronztë (+92 kg). Petrova, Kamenova dhe Ibanez siguruan kuota për Lojërat Olimpike në Paris.
Sonte, në orën 17:30, para tempullit, “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes do të jepet fillimi i turneut të 71-të të çiklizmit në vend. Gara sportive e cila do të mbahet nga 25 deri më 29 gusht do të përfundojë në qytetin Gabrovo. Në të do..
Magdalena Hristova fitoi titullin e tretë botëror në atletikë për veteranë. Bullgarja triumfoi në kërcimin së gjati në grupmoshën +45 në kampionatin e planetit në Goteborg (Suedi), duke arritur 5.63 m (me erë të kundërt 1.4 m).
Një orë përpara se Petër Stojçev të mbërrinte në Japoni për maratonën përfundimtare të notit në ngushticën Cugaru të serisë Oceans Seven, pati një tërmet me magnitudë 7.1 dhe një tajfun. Pritej gjithashtu një cunami. “Japonia ishte një udhëtim shumë..