Livadhet e Manastirit Malazez “Anargjendët e shenjtë Kozma e Damian” pranë fshatit Giginci, Bullgaria Perëndimore, (i cili është i njohur gjithashtu si Manastiri “Cërnogorski”, ose Manastiri i Gigincit) mbledhin edhe një herë mysafirë nga i gjithë vendi për kremtimin e folklorit, traditave, mënyrës së jetesës, kulturës dhe shpirtit të Graovos “Në zemër të Graovos”. Tubimi mbahet çdo vit në fundjavën e dytë të korrikut. Banorët vendas e përkufizojnë Manastirin Malazez si “zemrën e Graovës” dhe jo rastësisht me këtë emër u emërua tubimi kombëtar në fjalë, i cili u mbajt për herë të parë në vitin 2018.
Tradicionalisht, që nga themelimi i tij, Tubimi Malazez (Cërnogorski Sëbor) fillon me mbledhjen e klerikëve, shtetarëve të lartë, ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Bullgare, përfaqësuesve të qarqeve kulturore, politike dhe afariste. Edhe sivjet do të ndiqet tradita, pasi tema e forumit është “Një udhëtim që bëhet vetëm me një bagazh – Zemrën”. Fokusi është në mundësitë aktuale të turizmit – rrugët dhe shtigjet për turizmin kulturor-historik, pelegrinazhi dhe akomodimi në rajon.
Mikpritësi i aktivitetit është Arkimandriti Nikanor, igumeni i Manastirit Malazez, i cili theksoi se për edicionin e pestë të tubimit do të ketë muzikë live për vallen. Do të ketë edhe shumë surpriza të tjera.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..