Parashikimi për pjesën veriperëndimore të Detit të Zi deri më 19 korrik mbetet i favorshëm, pasi ndotës të mundshëm qarkullojnë në ujërat territoriale të Ukrainës. Pamjet satelitore nuk tregojnë ndotje në zonën ujore të Bullgarisë. Sipas të dhënave, nuk ka shqetësime për zonat e larjes përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi. Këtë e bëri të ditur Ministria e Ambientit Rrethues dhe e Ujërave në lidhje me monitorimin e rregullt të gjendjes së ujërave detare pas shkatërrimit të murit të digës Nova Kahovka në Ukrainë. Nuk vërehen fenomene të veçanta në lidhje me cilësinë e ujërave të lumit Danub, lumenjve në brendësi dhe Detit të Zi, thuhet në raportin ditor të Ministrisë së Mjedisit të Rumanisë, cituar nga BTA.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..