Vlladimir Zografski përfundoi në vendin e parë në garën verore të kërcimeve me ski Grand Prix në kërcimoren e madh në Kurshevall të Francës. Garuesi i vetëm bullgar në elitën e këtij sporti grumbulloi 262.6 pikë dhe arriti rezultatin më prestigjioz në karrierën e tij te meshkujt. Zografski kryesoi renditjen pas tentimit të parë me 132.5 metra dhe 120.2 pikë. Në kërcimin e tij të dytë ai shënoi 142.4 pikë të tjera. Zvicerani Gregor përfundoi i dyti. Të shtunën, bullgari përfundoi i dyti në startin e parë në Kurshevall, duke u tejkaluar vetëm nga Deshvanden. Kështu ai dhe zvicerani kryesojnë klasifikimin provizor në garën e Çmimit të Madh me 180 pikë.
Startet e radhës janë më 5 dhe 6 gusht në Shçirk të Polonisë.
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..