Kryetarët e komunave Velingrad, Sërnica dhe Rakitovo kundërshtuan me forcë synimin e investimit të një kompanie nga Plovdivi për të nxjerrë tungsten në zonën Grënçarica pranë Velingradit. Në një konferencë të përbashkët për shtypin, kryetarët e komunave theksuan se minierat do të rrezikojnë shëndetin e banorëve të disa komunave të rajonit, aq më tepër që zona e Grënçarica është edhe zona ujëmbledhëse që furnizon disa fshatra. Në konferencën për mediat mori pjesë edhe përfaqësuesi i popullit Vasill Todev, i cili theksoi se e ardhmja e Rodopeve Perëndimore nuk është në nxjerrjen e mineraleve, por në turizëm dhe bujqësinë organike.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..