Pas një pauze tridhjetë vjeçare, gjimnastet bullgare triumfuan sërish. Zhenina Trashlieva, Sofia Ivanova, Kamelia Petrova, Rachel Stojanov dhe Radina Tomova u bënë kampione në garën ekipore në Kampionatin e 40-të Botëror të Gjimnastikës Ritmike në Valencia të Spanjës. Në vitin 1993, sërish në Spanjë, por në Alicante, majën botërore e pushtuan Maria Petrova, Julia Bajçeva dhe Branimira Markova, aktualisht kryetrajnere e kombëtares.
Sportistet tona individuale - Borjana Kalejn (me medalje argjendi për kombinimin me shkopinj dhe fjongo) dhe Stilijana Nikollova (me çmim bronzi në kombinimin me top), si dhe ansambli ynë grumbulluan gjithsej 330.150 pikë. Kështu ata lanë pas ekipet e Gjermanisë (326.350 pikë) dhe të Italisë (323.850 pikë). Kontribut në renditjen e skuadrës ka dhënë edhe debutuesja Eva Brezalieva, e cila luajti vetëm në kombinimin me fjongo.Tenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..