Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – 10°. Gjatë ditës në vend do të ketë vranësira të shpërndara, më të theksuara në juglindje. Vende-vende do të ketë reshje të dobëta. Temperaturat maksimale do të jenë nga 24 në 29°, në kryeqytet - 24°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot me vranësira, sidomos në jug, ku mund të ketë reshje shiu. Temperaturat e ajrit do të arrijnë deri në 25-27°. Uji i detit është 23-24°.
Mbi malet do të mbajë vranësira me reshje të mundshme në malet Rodope, Stranxha dhe Sakar. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 18, në 2000 m deri në 11°.
Ditën e shtunë do të mbajë mot kryesisht me diell me vranësira në masivet jugore, temperaturat do të arrijnë deri në 25-30°.
Të dielën mbetet ngrohtë.
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..