Një kandidat për kryetar bashkie të Kjustendilit nuk mund të votojë për veten e tij sepse është i regjistruar në një adresë aktuale jashtë vendit, thanë për BNR nga administrata e bashkisë.
Ministri i Financave Asen Vasilev nuk votoi në zgjedhjet lokale në qytetin e tij të lindjes, Haskovo. Arsyeja – ai është fshirë nga listat zgjedhore, pasi nuk i plotëson kushtet për 6 muaj qëndrim. Sipas të dhënave të regjistrit nga viti 2000, Vasilev e ka regjistrimin e adresës në SHBA.
Në gjashtë fshatra të Bashkisë së Ballçikut ka nga një kandidat për kryetar bashkie - Bobovec, Droplla, Strazhica, Kremena, Ljahovo, Cariçino. Edhe pa konkurrencë, në këto vendbanime është i mundshëm zhvillimi i raundit të dytë, komentoi zëdhënësja e Komisionit Zgjedhor Bashkiak në Ballçik, Ilijana Ilieva, kur shumica e votuesve kanë shënuar "Unë nuk përkrah askënd". Nëse një rezultat i tillë arrihet në raundin e dytë, caktohen zgjedhje të reja.
Persona të organizuar nga një forcë e caktuar politike në Bashkinë e Dragomanit kanë vëzhguar nga makinat e tyre hyrje-daljet në disa nga seksionet, duke shqetësuar votuesit dhe duke ngritur dyshime për një votim të kontrolluar. Pas ndërhyrjes së policisë, “vëzhguesit” e paftuar janë tërhequr, njoftoi kryetari i Komisionit Zgjedhor Bashkiak, Ivo Millanov.Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë..