Pavarësisht synimit të deklaruar të Austrisë për të hequr kontrollet në aeroporte, si pjesë e rrugës sonë për në Shengen, ne nuk duhet të pranojmë mungesën e bisedave për kufijtë tanë tokësorë. Këtë qëndrim e ka shprehur për Nova TV kryeministri Nikollaj Denkov, i cili ka theksuar se qëllimi i vendit tonë është që të arrijmë progres edhe në kontrollin e kufijve tokësorë.
“Çështja është të mos qëndrojmë peng i vendimeve që mund të varen nga situata absolute konjukturore, nëse ka apo jo zgjedhje në një vend të caktuar”, komentoi kryeministri.
Me rastin e qëndrimit të deklaruar të Hungarisë për të vendosur veton ndaj anëtarësimit tonë nëse nuk hiqet taksa për tranzitin e gazit rus, Nikollaj Denkov shprehu shpresën se opozita do të ndalojë bojkotin për shkak të çmontimit të Monumentit të Ushtrisë Sovjetike dhe se deputetët do ta votojnë sot vendimin.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..