Qeveria nuk ka marrë asnjë angazhim tjetër përveçse të veprojë mjaft shpejt për shpejtësinë e përpunimit të kërkesave për azil siç kërkohet nga Marrëveshja e Dublinit. Kështu i është përgjigjur kryeministri Nikollaj Denkov në sallën plenare pyetjes së liderit të “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov, duke hedhur poshtë frikën se vendi ynë mund të “përmbytet” nga emigrantët.
Kryeministri theksoi se nuk është diskutuar për numra dhe gjithçka tjetër është një përpjekje për të trembur njerëzit.
“Meqë ra fjala, ndryshimet në Rregulloren e Dublinit do të ndihmojnë Bullgarinë që të mos rrezikohet të “përmbytet”, siç thoni ju, nga refugjatët, sepse në rregulloren e re ata duhet të shpërndahen në mënyrë të drejtë me vendet e tjera”, iu drejtua Nikollaj Denkov deputetit.Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..