Në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Sofje Bozhidar Andreev fitoi titullin në kategorinë olimpike 73 kg. Peshëngritësi 27-vjeçar realizoi një dyluftim prej 348 kg. dhe për herë të dytë pas vitit 2019 në Batumi mori medaljen e artë nga një kampionat evropian. Arritja e bullgarit është gjithashtu një rekord evropian. Ai arriti rezultatin më të mirë prej 155 kg. në hedhje. Në shtytje, Andreev ishte edhe më bindës, duke bërë tri prova të suksesshme - në 181, 185 dhe 193 kg. Që prova e dytë në shtytje i siguroi bullgarit medaljen e artë, por në të tretën ai arriti të vendosë një rekord. Medaljen e argjendtë në dyluftim e mori turku Muhamed Furkan Jozbek. Bronzi shkoi për letonezin Ritvars Suharevs.
Për Bullgarinë kjo është medalja e tretë. Para Andreevit, Angell Rusev fitoi medalje të arta në kategorinë 55 kg. dhe Gabriel Marinov në kategorinë olimpike 61 kg.
Peshëngritësit bullgarë fituan medalje në Kampionatin Evropian në SofjeTraileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..
Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..
Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..