Në Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Kozmonautikës - 12 prill, Muzeu i Aviacionit në Burgas do të jetë i hapur për vizitorët me hyrje falas. Në muzeun, i cili ndodhet në Aeroportin e Burgasit në rrethin e Sarafovos, të apasionuarit pas aviacionit do të mund të shikojnë 10 ekspozita të avionëve. Midis tyre është i vetmi An-12 i mbetur në Bullgari, si dhe emblema e Aviacionit Civil Bullgar "Balkan" - Tu-154. Festa do të vazhdojë gjatë fundjavës - 13 dhe 14 prill, kur është planifikuar një argëtim për vizitorët e rinj të muzeut. Do të ketë bisedime, seminare arti, një ekspozitë të avionëve të ndryshëm të kontrolluar me radio. Në të dyja ditët, nga ora 12:30 deri në 14:00, do të bëhet degustimi i ushqimeve hapësinore, të përgatitura në mënyrë të veçantë – liofilizim. Muzeu kujton se Bullgaria ishte vendi i tretë në botë në prodhimin e ushqimit kozmik, pas SHBA-së dhe BRSS.
Lexoni më tepër:
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..