Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 7°. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 deri në 18°. Në Sofje, minimumi do të jetë rreth 2°, maksimumi - rreth 14°.
Vranësirat do të jenë të konsiderueshme në zonat malore. Në shumë rajone do të ketë reshje nga shiu, mbi 1700 m - nga bora. Do të fryjë erë mesatare nga lindja-verilindja, e cila përgjatë kreshtave deri në mbrëmje do të orientohet nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 4°, në 2000 m - rreth 0°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu vende-vende me sasi të konsiderueshme. Do të fryjë erë mesatare verilindore e cila do të zhvendoset nga veriperëndimi deri në mbrëmje. Temperaturat maksimale do të jenë 12°-13°. Temperatura e ujit të detit është nga 11°-12° në bregdetin verior deri në 15° në atë jugor.
Ditën e diel moti mbetet i vranët dhe i ftohtë me reshje shiu sërish pas drekës.
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..