Turne pa pagesë më këmbë “Ruse Summer Tour” në anglisht, për mysafirët bullgarë dhe të huaj të qytetit, fillojnë të shtunën, më 4 maj në qytetin danjubian Ruse. Itinerari i tyre përfshin ndërtesat dhe vendet më emblematike në pjesët qendrore të Ruses. Shëtitjet do të zhvillohen çdo të shtunë nga maji deri në shtator. Pikënisja do të jetë përballë Monumentit të Lirisë në qytet në orën 18:00. Profesionistë dhe entuziastë nga industria e turizmit në rajon do të tregojnë historinë dhe legjendat urbane të vendeve nga kalojnë vizitorët.
Lexoni më tepër:
Sofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik turistik madje mbi nivelet e para Covid-19. Këto të dhëna optimiste e kanë motivuar administratën e..
“Poezia në një shishe” - kështu e përcaktojnë njohësit varietetin emblematik të verës vendase “Mavrud”. Ajo karakterizohet me një ngjyrë të thellë rubin, si dhe nivele të larta të taninit dhe acideve. Në pijen legjendare bullgare mbizotërojnë..
S llënçev Brjag tejkaloi pushimoren turke Marmaris si destinacioni më i përballueshëm për pushimet familjare. Një sondazh i gazetës britanike online “The Independent” krahasoi çmimet e 10 artikujve thelbësorë, duke përfshirë ushqimin, pijet dhe..