Mbi 38 mijë janë aplikimet e konfirmuara për votim jashtë vendit, të paraqitura nga bashkatdhetarët tanë përmes sistemit elektronik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Në mesnatë skadoi afati për bullgarët jashtë vendit për të deklaruar dëshirën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet për parlamentin kombëtar dhe atë evropian më 9 qershor.
Më shumë aplikime u pranuan nga Turqia – 23 500, të ndjekura nga ato nga Gjermania - pak më shumë se 2700. Mbi 9700 bullgarë aplikuan për të marrë pjesë në votimin evropian - shumica janë nga Gjermania - 2600 dhe nga Spanja - mbi 1300.
Pritet që brenda pak ditësh KQZ të bëjë edhe përmbledhjen e kërkesave të dorëzuara në ambasadat tona dhe më pas të përcaktojë vendndodhjen dhe numrin e qendrave të votimit jashtë vendit.
Votuesit me aplikime të konfirmuara do të regjistrohen në listat e zgjedhësve sipas vendndodhjes. Ata që nuk figurojnë në lista do të plotësojnë një deklaratë se nuk kanë votuar diku tjetër.
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..