Peshëngritësit bullgarë do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Paris, pasi Ministria e Rinisë dhe Sporteve gjeti një mënyrë për t'i financuar ato, bëhet e qartë nga një njoftimi i dikasterit. Prania e fituesve të kuotave olimpike Karllos Nasar, Bozhidar Andreev dhe Ivan Dimov ishte në pikëpyetje për shkak të tarifave të papaguara në një shumë prej 36 600 dollarë ndaj Federatës Ndërkombëtare për kryerjen e kontrollit të dopingut në Kampionatin Evropian të mbajtur në Sofje.
Karllos Nasar është një nga shpresat e Bullgarisë për një medalje të artë olimpike.
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..