Stefan Vëlldobrev dhe "Të dyshuarit e zakonshëm" i pret një verë e nxehtë - më 27 qershor, ata do të fillojnë një turne në mbarë vendin, duke filluar nga qyteti Ruse, në të cilin do të prezantojnë albumin e ri "Pikëpyetjetë mahnitshme". Ai përmban 11 kompozime me tituj, të cilët provokojnë pyetje mahnitëse.
Sipas Stefan Vëlldobrevit, kënga e parë "Së bashku vetëm" ka çuar në krijimin e albumit, por vetë albumi fillon me këngën e dytë - "Pyetje". Dhe këtu, si në këngët e tjera, Stefan Vëlldobrev, si autor i muzikës dhe tekstit, na paraqet gjërat më të thjeshta në jetë, të shndërruara në art. Por jo gjithçka në krijimin e këngëve gazmore është aq e lehtë sa duket, na siguron Stefan Vëlldobrev:

"Ky proces është shumë i menduar, shumë i kërkuar - më në fund të them diçka që duket e ndërlikuar, por unë i gjej fjalët e thjeshta për të. Kjo është gjëja më e vështirë - të krijosh një këngë gazmore, pozitive, të ndritshme. Është më e lehtë me akordet minore - 90 për qind e muzikës në botë është pikërisht e tillë - minore - që prej 3-4 viteve të fundit, kjo është gjendja ime shpirtërore, siç është në të gjithë botën. Unë nuk po jetoj në ëndrra, po shoh se çfarë po ndodh në botë dhe kjo më zemëron. Por e di që për momentin misioni im është të tregoj të gjitha temat dhe mesazhet pozitive dhe unë po e bëj. Dhe i lë mënjanë të gjitha temat dhe mesazhet minore. Ky është një proces kaq i dhimbshëm që askush nuk mund ta imagjinojë, çfarë ndodh me trupin tuaj, me aurën tuaj, çfarë dëmi ka kjo në mendjen dhe në psikikën tuaj, që kjo këngë e ndritshme të dalë në fund dhe të duket sikur është krijuar për dhjetë minuta. Për mua kjo është arritja më e madhe, e kam kërkuar për shumë vite dhe mendoj se me koston e disa miliardë qelizave nervore e kam arritur tashmë.”
Foto: YouTube, BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...
Bukuroshja gjeorgjiane me një zë të mrekullueshëm mezzosoprano, Ekaterine Buachidze dhe baritoni karizmatik rumun Mihai Damian, janë mbajtësit e çmimit të parë në kategorinë “Opera” të konkursit të famshëm të këngëtarëve “Operalia”, i cili u zhvillua..