Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna. Origjina e tyre ende nuk është e zbuluar plotësisht.
Disa nga këto krijime gëlqerore arrijnë deri në 7 metra lartësi dhe janë 3 metra në diametër, por të tjerë janë më të vogla. Ata nuk kanë themele të forta, shumica janë plotësisht të zbrazëta brenda dhe janë të mbushura me rërë. Formimet e ndryshme kanë emra që flasin vetë: "Deveja", "Familja", "Froni", "Kërpudha"... Dhe duke qenë se duken të ngecur në tokë, njerëzit e quanin të gjithë zonën Gurët e Drejtë.
Kolonat cilindrike janë të shpërndara në disa grupe në afërsi të fshatrave të qytetit Varna. I ashtuquajturi “Grupi Central” është i rregulluar për turistët dhe është kthyer në një muze tërheqës në ajër të hapur. Sipas kuratorit të muzeut Stilijan Markov, fenomeni është unik jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për të gjithë Evropën:
"Në parim, konsiderohet se ka dy shkretëtira natyrore në Evropë. Njëra ndodhet në rajonin e Andaluzisë në Spanjë, por aty është pothuajse Afrikë, sepse Maroku është afër. Dhe shkretëtira tjetër e njohur natyrore në Evropë është Gurët e Drejtë. Ekzistojnë rreth 15 teori për origjinën e tyre. Nuk ka dyshim se këtu ka qenë një det, pasi turistët ecin në rërë shumë të imët të detit. Kjo ka mbetur nga deti miliona vjet më parë. Dhe në strukturën e kolonave, shpesh mund të shihen gjurmë të mikroorganizmave detarë të ngurtësuar, si p.sh. molusqet, kërmijtë, midhje.
Shtyllat cilindrike zbulohen para syrit si pjesë e një ansambli të lashtë arkitekturor. Sipas një teorie të guximshme, bëhet fjalë për krijimet njerëzore. Kolonat janë bërë qëllimisht me një pjerrësi të vogël në mënyrë që uji të mos mbetet në të çara dhe të jenë rezistente ndaj erozionit dhe tërmeteve. Të tjerë pohojnë se në kohët e lashta, njerëzit përdornin kolosët prej guri si faltore, të ngjashme me Stonehenge. Por një gjë është e sigurt - zona ka qenë e banuar nga njerëzit që nga kohërat e lashta. Kjo dëshmohet nga gjetjet e thikave dhe sendeve shtëpiake nga epoka e Mezolitit (rreth 8000 – 2000 para erës sonë).
Legjendat e gjigantëve të ngurtësuar dhe dashurisë tragjike i rrethojnë këto krijesa fantastike. Ndërsa endemi nëpër shkretëtirën e gurtë, hasim në një kolonë të zbrazët të shtrirë në tokë. Ky është i ashtuquajturi "Guri i dashurisë hyjnore". Në kulmin e verës, kur dielli arrin një lartësi të madhe, rrezet depërtojnë në zgavër dhe formojnë një kombinim të bukur në formën e një zemre.
Thonë se Gurët e Drejtë janë një zonë shumë energjike dhe se dëshirat këtu realizohen. Për këtë qëllim në muze është i veçuar “Rrethi i Dëshirave”. Hyni në rrethin e caktuar me gurë, mendoni një dëshirë dhe ajo realizohet, duke gjykuar nga letrat e shumta falënderuese të lëna. Por jo vetëm!
“Në territorin e një prej grupeve të vogla gurësh, që quhet “Karriera Perëndim”, rrjedh ujë shërues kundër gurëve në veshka, gjë që lidhet edhe me një legjendë. 28 vjet më parë kisha një krizë të rëndë të veshkave dhe për 5 ditë humba 2 gurë nga ky ujë - tregon Stilijan Markov për Radio Bullgarinë. - Në grupin qendror, ku punoj, përveç kolonave, ka edhe pllaka të mëdha guri, mbi të cilat njeriu mund të shtrihet në verë, kur ato ngrohen mirë nga dielli - ndjesia është shumë e këndshme.
Shumë njerëz vijnë për të qenë vetëm mes gjigantëve mijëvjeçarë dhe për të medituar. Dhe në prag të 19 gushtit, pasardhësit e Petër Dënovit mblidhen në pyllin e gurtë mistik për të pritur Vitin e Ri Diellor me kërcimin Paneuritmia, mësojmë nga Stilijan Markov.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, visit.varna.bg
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..
Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..