Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”.
Votimi u krye me thirrjeemrave. Nga Partia Popullore Evropiane, ajo mori mbështetjen e të gjithë eurodeputetëve bullgarë - Andrej Kovaçev, Andrej Novakov, Emill Radev, Eva Majdel, Radan Kënev dhe Ilija Llazarov. Të pesë liberalët tanë nga "Rinovo Evropën" - Ilhan Kjuçuk, Taner Kabillov, Elena Jonçeva, Hristo Petrov dhe Nikolla Minçev - votuan "për".
Nga “Evropa e Kombeve Sovrane” – Rada Llajkova, Stanisllav Stojanov dhe Petër Vollgin votuan “kundër”. Nga socialistët, Kristian Vigenin ishte "kundër" dhe Cvetelina Penkova u abstenua.
Ivajllo Vëllçev nga konservatorët dhe reformistët evropianë gjithashtu "abstenoi".
Informacioni vjen nga korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..