Sot festojmë 80-vjetorin e lindjes së këngëtares popullore Bojka Prisadova. Lindur më 5 dhjetor 1944 në fshatin Vërbovo në malin e Rodopeve, ajo ishte ndër këngëtaret e para në Ansamblin Folklorik "Rodopa", ku këndoi për shumë vite. Pas diplomimit në Akademinë e Artit Muzikor dhe Koreografik në Plovdiv, rruga e saj profesionale vazhdoi në Ansamblin Shtetëror për Këngë dhe Valle Popullore me dirigjent Filip Kutev, ndërsa më vonë u bë soliste në korin "Zërat Kozmikë të Bullgarisë".
Ajo u bë e njohur edhe si drejtuese e formacioneve muzikore.
Në vitin 1991, Bojka Prisadova u nderua me çmimin e tretë për kompozim në një konkurs ndërkombëtar radiofonik për vokalistë në Bratislavë, për këngën "Sonjo, o moj birr" të Stefan Dragostinovit.
Dhe megjithëse që nga viti 2017 Bojka Prisadova nuk është më mes nesh, këngët e saj mbeten të dashura për njohësit e folklorit bullgar. Interpretimet e saj, sidomos të këngëve të Rodopeve, na emocionojnë shumë edhe sot me thellësinë dhe ekspresivitetin e tyre.
Ju ftojmë të shijoni dy interpretime të Bojka Prisadovës nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave të..
Pikërisht 100 vjet më parë, më 12 shtator 1924 filloi shenjtërimi i Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”, ndërtuar “në shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane në vitin 1878”, me ide të politikanit..
Më 9 shtator mbushen 90 vjet nga fundi i Mbretërisë së Bullgarisë dhe vendosja e regjimit komunist në Bullgari. Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, kur Ushtria Sovjetike shkoi në ofensivë pas Betejës së Stalingradit dhe arriti në Rumani në gusht të..